Live

Regjistroi 100 fitore me Arsenalin, Arteta: Fatkeqësisht, nuk është një titull

18:25 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

Mikel Arteta ka arritur një sukses të rëndësishëm individual me Arsenalin, por trajnerit nuk i bën përshtypje kjo arritje.

Topçinjtë janë duke kaluar një sezon të mirë në Ligën Premier, ku vazhdojnë të jenë lider, ndërsa nën drejtimin e strategut spanjoll kanë regjistruar 100 fitore.

Këtë statistikë, ai e regjistroi në fitoren prej 3-0 kundër Fulhamit, porse në një prononcim për Arsenal Media, trajneri është fokusuar te suksesi i skuadrës.


“Është e shkëlqyer (100 fitore), duhet të vazhdojmë kështu, jam i ngazëllyer që e kam arritur këtë, fatkeqësisht, nuk është një titull, prandaj ka shumë vend për përmirësim!”, ka deklaruar Arteta.

Ndryshe, trajneri ka regjistruar 100 fitore në 168 ndeshje në krye të Arsenalit me një përqindje fitoresh prej 59.5, shifër më e lartë se cilido trajner në histori të klubit. 

Shpërndaje në

U Kopjua