Live

Remzi Ejupi viziton Mitrovicën dhe Skenderajn, i bashkohet fondacionit “Vërshimet e Janarit 23”

18:00 / 22 Janar 2023

Nga Kosova Live

Afaristi, Remzi Ejupi përmes një postimi në facebook ka treguar se sot ka vizituar Mitrovicën dhe Skenderajn.

“Gjatë vizitës bashkë me Valon Llukën nga Fondacioni i Behgjet Pacollit, kemi takuar banorë të cilët me të drejt janë shprehur të shqetësuar me dëmet materiale që i kanë pësuar nga këto vërshime, ndërsa ne të gjithë bashkë jemi gati për t’iu dal në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo situatë”, ka shkruar Ejupi.

Ai po ashtu tregon që i’u është bashkuar fondacionit të Behgjet Pacollit, dhe fton edhe të tjerët që t’i bashkohen kësaj nisme.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Sot kam vizituar Mitrovicën dhe Skenderajn ku jam njohur nga afër me dëmet të cilat i kanë shkaktuar vërshimet e ditëve të fundit.

Dëmet janë të mëdha si në ekonominë familjare por edhe në infrastrukturën rrugore, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.

Gjatë vizitës bashkë me Valon Llukën nga Fondacioni i Behgjet Pacollit, kemi takuar banorë të cilët me të drejt janë shprehur të shqetësuar me dëmet materiale që i kanë pësuar nga këto vërshime, ndërsa ne të gjithë bashkë jemi gati për t’iu dal në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo situatë.

Tashmë unë bashkë me disa miq të mi i jam bashkuar fondacionit të Behgjet Pacollit që ka për qëllim të ndihmojë rajonet e prekura nga vërshimet e fundit.

Më këtë rast dua të falënderojë të gjithë ekipet e zjarrfikësve, FSK-së, Policisë, ekipet mjekësore, ekipet e zhytësve të Kosovës dhe e ekipet komunale të cilët që nga dita e parë janë duke punuar me vetëmohim për t’i dalë në ndihmë banorëve të prekur.

Po ashtu përsëris thirrjen që të gjithë t’i bashkohen kësaj nisme duke kontribuar në fondacionin “Vërshimet e Janarit 23”.

Dergone kontributin e juaj!

Banka Ekonomike Prishtine

Llogaria: XK051401000000912949

Swift: EKOMXKPR XXX

Emërtimin: “Vërshimet e Janarit 23″

Shpërndaje në

U Kopjua