Live

Rëndohet edhe më shumë jeta e qytetarëve| Rriten çmimet e gazit dhe energjisë elektrike

13:48 / 07 Dhjetor 2022

Nga admin

Çmimet e produkteve të prodhimit kanë shënuar rritje në tremujorin e tretë të vitit 2022 në Kosovë.

Energjia elektrike i prin kësaj liste, duke shënuar rritje të çmimit të prodhimit, thuhet në Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) në Kosovë, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tremujorin e tretë të këtij viti.

“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 11.3% ndërmjet TM3 2022 dhe TM2 2022”.

Ngritje më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (46.9%).

Gjithashtu edhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (6.5%); prodhimi i pajisjeve elektrike (5.8%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (5.4%); produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.6%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (0.5%); prodhimi i pijeve (0.2%); dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.1%).

Sipas ASK-së, ngritje mesatare të prodhimit kanë pasur edhe produktet e drurit dhe artikujve të saj.

“Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-21.3%); prodhimi i mobilieve (-4.7%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-3.8%); prodhimi i metaleve (-1.3%); përpunimi i produkteve ushqimore; (-0.9%); prodhimi i produkteve kimike (-0.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.6%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.4%)”, thuhet në raport.

“Çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 17.2% krahasuar TM2 2022 me TM3 2021”.

“Ndërkaq, krahasuar TM3 2022 me TM3 2021, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 17.2%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (49.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (14.3%); përpunimi i produkteve ushqimore (14.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (11.6%); prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (9.4%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (8.2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (8.1%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (7.3%); prodhimi i metaleve (6.1%); prodhimi i pijeve (5.7%); prodhimi i produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (5.3%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (4.7%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3.8%); prodhimi i produkteve kimike (2.8%); xeheroret dhe guroret e tjera (1.5%); dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (0.1%)”, thekson raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Kurse, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te nxjerrja e xehes së metalit (-28.8%) dhe prodhimi i mobilieve (-7.3%).

Çmimet grumbullohen në bazë tremujore nga ASK në 7 qendra regjionale të Kosovës, Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...