Live

Reshje shiu që në orët e mëngjesit, policia bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion

09:10 / 23 Prill 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend.

Në apelin e PK-së kërkohet që të vozitet duke përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike, mbajtjen e distancës mes automjeteve.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet nga policia.

Shpërndaje në

U Kopjua