Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të reshurat e shiut do të rikthehen sërish të martën.
Sipas IHMK-së këto reshje mund ta vështirësojnë situatën e përmbytjeve në Skenderaj, Mitrovicë e Klinë.
Kjo për shkak të rrjedhave ujore ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale.
E po ashtu edhe tokat sidomos në zonat e rrafshta janë të tejngopura me ujë.
Reshjet e ditëve të kaluara shkaktuan vërshime të mëdha në Mitrovicë, Skenderaj e edhe në Klinë.
Si pasojë ato shkaktuan dëme në shuma prona në këto vende.
LEXO EDHE:
Shi e borë gjatë javës së ardhshme në Kosovë – Kosovalive.net