Live

Reshjet e shiut rikthehen të martën, IHMK: Mund ta vështirësojnë gjendjen në Mitrovicë e Skenderaj

17:24 / 22 Janar 2023

Nga Kosova Live

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të reshurat e shiut do të rikthehen sërish të martën.

Sipas IHMK-së këto reshje mund ta vështirësojnë situatën e përmbytjeve në Skenderaj, Mitrovicë e Klinë.

Kjo për shkak të rrjedhave ujore ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale.

E po ashtu edhe tokat sidomos në zonat e rrafshta janë të tejngopura me ujë.

Reshjet e ditëve të kaluara shkaktuan vërshime të mëdha në Mitrovicë, Skenderaj e edhe në Klinë.

Si pasojë ato shkaktuan dëme në shuma prona në këto vende.

LEXO EDHE:

Shi e borë gjatë javës së ardhshme në Kosovë – Kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua