Është restauruar kulla e Zeqir Hakut e cila ndodhet në Orrobërd të Istogut.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport përmes një njoftimi në Facebook.
“Edhe një aset tjetër i trashëgimisë kulturore i restauruar. Kulla e Zeqir Hakut në Orrobërd, Istog, e ndërtuar në shek. XIX tash e rijetësuar. Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”.
SONDAZH
Loading ...