Live

Rexhaj i LVV-së: Pa SHBA nuk ka marrëveshje finale, është e pamundur

21:29 / 09 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në një intervistë të zhvilluar nga gazetari Ridvan Berisha me deputetin e Lëvizjes Vetvendosje, Arbër Rexhaj për kosovalive.net, kanë diskutuar ngjarjet e fundit të zhvilluara në Kosovë.

Deputeti i LVV-së, ka komentuar presionin që Kurti ka pasur për reciprocitetin nga ana e miqve ndërkombëtar sa i përket targave, por edhe theksoi mbështetjen e tyre në projektin e Kosovës.

“Po SHBA më shumë por jo më pak BE edhe pse ju e patë vetë, përshembull kur kryeministri Kurti në fund vendosi që realisht të shtyhet reciprociteti i targave ishin pra amerikanët ata të cilët i dëgjoj. Mendoj që me SHBA na lidhin shumë gjëra, po të mos ishin ata projekti i Kosovës as që do ekzistonte fare, dorën në zemër mirëpo meqenëse ka vullnet të Bashkimit Evropian poashtu të përkrahur nga ShBA-të sidomos në planin franko-gjerman e që për kryeministrin Kurti konsiderohet si bazë e mirë për me fillu, në kuptimin që nuk thotë “mere ose lëre” por fillon një dialog për brenda. Pa SHBA nuk ka marrëveshje finale, është e pamundur” theksoi Rexhaj.

Tutje Rexhaj u pyet se a e dini se çfarë po dëshironi nga procesi i dialogut? Ai u tha se dëshiron përfundimin e dialogut me marrëveshje të nënshkruar nga dy palët dhe kontrollim të territorit në komunat veriore.

“Po, përfundimin e cështjes së dialogut, pra një marrëveshje që mund ta konsiderojmë cfarëdo emri qoftë por një marrëveshje të nënshkruar nga dy palët dhe së dyti kontroll në kuptimin e shtrirjes së sovranitetit dhe territorit në pesë komunat në veri të vendit.” u përgjigj Rexhaj.

Në pyetjen se a dëgjoj Kurti, këshillën amerikane në këtë rast që të mos kërcënohet jeta e qytetarëve, Rexhaj tha se nuk e besoj se do ketë kërcënim të jetës së qytetarëve.“Unë nuk besoj që jemi në kërcënim të jetës së qytetarëve, mendoj që nëse do të ketë klimë për të mbajtur zgjedhje do të mbahen e sa i përket shtyerjes, unë nuk mendoj që jam kompetent për këtë gjë. Mirëpo unë mendoj që do të ishte mirë që me cdo kusht të mbahen vetëm duke larguar me një anë në kuptimin që të mos rrezikohet jeta e njërëzve. Pra, të ketë zgjedhje sepse kjo tregon fuqinë, tregon stabilitetin e institucioneve” përfundoi Rexhaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...