Analisti politik, Armend Muja, ka thënë se ka përfunduar numërimi i votave të fundit të diasporës në QNR.
Sipas tij, tani VV numëron 220.811 vota dhe pritet të ketë 32 ulëse në Kuvend.
LDK ka 206.458 vota dhe është e dyta me 29 deputetë ndërsa PDK ka 178.654 vota dhe pritet të ketë 25 deputetë.
Sipas Mujës, Nisma përfundimisht nuk e kalon pragun sepse ka 41.859 vota apo 4.98%.
Tani pritet që të numërohen ankesat dhe KQZ do të dalë me rezultatin përfundimtar në ditët në vijim.