Live

Riemërimi i Vitisë ministër – deputetja e LDK-së: Hipokrizi

15:44 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas ri-emërimit të Arben Vitisë, ministër të Shëndetësisë, shkruan Insajderi.

Krasniqi i ka kujtuar Vitisë deklaratën e dhënë para 1 viti ku thoshte se “nuk kthehem më”, teksa po jepte dorëheqje nga posti i ministrit.

4 Nëntor 2021 – Arben Vitia: Misioni im ka përfunduar në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk kthehem më.
26 Dhjetor 2022 – Arben Vitia emërohet sërish ministër i Shëndetësisë. HIPOKRIZI”, shkroi ajo në Facebook
.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot emëroi Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi.

Vitia që ishte ministër në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompania laboratorike në vend.

Prej rreth tre muajsh, Kosova nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë, prej largimit të Rifat Latifit nga kjo detyrë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...