Live

Rifat Jashari: Të jemi të një gjuhe, që të ndahemi njëherë e përgjithmonë prej Serbisë

13:31 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Seanca solemne për “Epopenë e UÇK-së” ka përfunduar me një fjalë rasti të kryefamiljarit të familjes heroike Jashari, Rifatit.

Rifat Jashari, para deputetëve, është shprehur falënderues e i ka përshëndetur me theks të veçant ambasadorët e huaj, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i këme në përkrah.

E nderuara kryetare e shtetit, I nderuar kryetar I Parlamentit, I nderuar kryeministër, deputet e deputete të Kuvendit.

Këtu u fol që ka edhe ambasador, I përshëndes të gjithë, duke I falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi në krah.

Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e shtetit. Uroj ta përfundojmë siç osht ma së miri, punën me Serbinë.” Tha shkurt Rifat Jashari, fjalimi i të cilit u shoqërua nën duartrokitje të shumëta.

Shpërndaje në

U Kopjua