Rihanna nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen e afërt të krijojë linjë veshjesh “Fenty” për fëmijë
Inspirimi, siç ka thënë, po i vjen nga djali i saj, të cilin e ka sjellë në jetë në maj të këtij viti, me të dashurin e saj, reperin, ASAP Rocky.
“E dini, gjithmonë kam menduar të bësh gjëra për fëmijë do të ishte klishe. Por kur shkova për të bërë ‘shopping’, atëherë kuptova se, në rregull, ndoshta duhet të filloj të bëj gjërat që dua që fëmijët e mi të veshin sepse është e vështirë! Unë kam idetë e mia”, ka thënë këngëtarja amerikane me prejardhje nga Barbadosi duke folur për ET, gjatë një shou të “Savage X Fenty”.
Riri, 34 vjeç, ka folur edhe lidhur me performancën e saj në “SuperBowl” në shkurt të vitit 2023, duke thënë se nuk i besohet që i tha po pjesëmarrjes.
“Nuk mund të besoj madje që thash ‘po’”. Është një prej gjërave që edhe pasi e konfirmova, i thash vetes: Në rregull është, nuk mund ta kthesh prapa”, ka thënë Rihanna, duke shtuar se skena e “Super Boël” është një prej më të mëdhave, dhe që e ëndërron secili këngëtar.
.