Live

Riintegrimi dhe rehabilitimi i të kthyer nga Siria, sfidë për institucionet

10:14 / 17 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Ndonëse disa muaj më parë, shteti i Kosovës kishte kthyer mbi 110 persona nga zonat e konfliktit në Siri, një numër i konsiderueshem ende gjenden atje.

Rreth 100 persona nga Kosova, aktualisht gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, prej tyre mbi 40 persona konsiderohen si luftëtarë te ISIS-it dhe AL-NUSRA.

Kështu kanë bërë të ditur për Ekonomia Online, zyrtarë nga Policia e Kosovës.

“Bazuar në të dhënat që posedon Drejtoria Kundër Terrorizmit, aktualisht në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak gjinden rreth 100 persona nga Kosova, ose të lindur në zonën e konfliktit së paku nga njëri prind kosovar, ndërsa prej tyre mbi 40 persona konsiderohen si luftëtar të ISIS dhe AL-NUSRA”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Skender Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka thënë se burrat që kanë qenë luftëtarë të huaj e që janë rikthyer në Kosovë, janë duke u gjykuar dhe për momentin janë në burg për shkak se është vlerësuar se ata përmbajnë nivel të lartë të rrezikshmërisë.

“Gratë edhe ato janë duke ju nënshtruar procedurave gjyqësore për shkak të pjesëmarrjes së tyre udhëtimit të tyre në Siri dhe Irak dhe për momentin janë në arrest shtëpiak. Ndërsa fëmijët janë rikthyer te familjet e tyre ose me nënat e tyre te familje e tyre ku kanë qenë në të kaluarën. Përputhje me moshën që fëmijët e kanë janë duke vazhduar qoftë çerdhe, qoftë duke vazhduar edukimin shkollor apo në raste të caktume edhe edukimi i nivelit të mesëm”, ka thënë Perteshi.

Perteshi, thekson se riintegrimi dhe rehabilitimi i këtyre personave të kthyer është një sfidë për institucionet e Kosovës.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur në të kaluarën që shqiptarët të udhëtojnë për me luftu me një vend tjetër për kauzë fetare, është hera parë dhe riintegrimi dhe rehabilitimi i tyre kërkon mobilizim gjithëinstitucional dhe shoqëror. Kërkon edhe shkathtësi dhe njohuri se është një problem shumë kompleks dhe duhet intitucionet me u angazhu për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre komplet në shoqëri”, theksoi Perteshi.

Sipas tij, qytetarët hezitojnë t’i pranojnë personat e kthyer nga Siria, për shkak të idesë së tyre se kanë marrë pjesë në konflikte jashtë vendit dhe prej tyre ekziston një shkallë e lartë e rrezikshmëirë.

“Janë pranuar të gjithë prej familjeve të tyre. përballen me sfida si në aspektin ekonomik se sa i pranon komuniteti. Në Siri kanë pasur  një ambient krejt tjetër kanë jetuar me një mentalitet krejt tjetër, këtu është dicka tjetër po mundohen me u adaptu me sistemin e ri të jetës në Kosovë”.

“Fëmijët e tyre po mundohen të shkollohen apo të ndiqin hapat e nevojshëm që këta fëmijë të shkollohen dhe të përmbushin madje edhe nevojat e mungesës shkollimit që kanë pasur vitet që kanë kaluar në zonën ekonfliktit të Sirisë dhe Irakut”, shtoi më tej ai.

Perteshi thekson se për këta persona, sidomos për fëmijët, duhet të mos mendohet në stigmën e tyre por të punohet që këta fëmijë të socializohen me të tjerët.

Se a duhet të kthehen personat që kanë mbetur në zonat e konfliktit në Siri e Irak, Perteshi thotë se shteti ka përgjegjësi për qytetarët e vet, pa marrë parasysh se ku janë ata.

“Edhe luftëtarët e huaj duhet me u kthy në Kosovë me u përball me ligjin me u gjyku dhe me marr dënimin aq sa parasheh legjislacioni në Kosovë për veprimin që kanë ndërmarrë”, ka përfunduar ai.

Në prill të këtij viti nga Siria në Kosovë janë kthyer 110 persona, prej tyre 74 fëmijë, 32 gra dhe katër burra, të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...