Live

Rilind Gërvalla, është zgjedhur drejtor i RTK Televizionit, Kosovalive e uron zgjedhjen e tij!

15:11 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gervalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4).

Rilind Gërvalla i është nënshtruar konkursit publik për këtë pozitë dhe më pikë është renditur i pari.

Grupi i të pakënaqurve përbrenda RTK-së, të cilët kanë garuar për këtë pozititë, kanë nisur menjëherë fushatën kundër Gërvallës duke mobilizuar kështu kinse shqetësimet e tyre për afërsinë e tij me partinë në pushtet.

Zëra brenda RTK-së thonë se sulmet ndaj Gërvallës vijnë kryesisht nga Arsim Halili, mik i ngushtë i drejtorit të Përgjitshëm Shkumbin Ahmetxhekaj dhe nga klani i tyre që është i njohur për punëtorët e RTK-së.

Përtej debatit e diskutimëve mbi afërsinë e Gërvallës me partinë në pushtet, kjo sipas disa gazetarëve e punëtorëve brenda RTK-së, nuk lidhet asesi me shqetësimet e klanit tjetër anti Gërvalla sepse sipas tyre beteja e tyre është për karrike pushteti.

“Vet ata që po shkruajnë kundër Gërvallës, kanë flitruar natë e ditë me partinë në pushtet, me partit të tjera dhe nuk kanë lënë asnjëgjë pa bërë, përfshirë edhe sulmet e ulëta nën brez, vetëm e vetëm që të vijnë vet në pozita të drejtorave”, kanë deklaruar për kosovalive, disa gazetarë me përvojë të gjatë në RTK.

Drejtori dhe gazetari i kosovalive, Ridvan Berisha, i uron Gërvallës zgjedhjen në pozitën e drejtorit, duke shprehur kështu pritjen dhe besimin se Gërvalla nuk është lakmiqarë dhe se pret të punoj me vullnet të plotë për forcimin e mediumit publik.  

Shpërndaje në

U Kopjua