Live

Rina e revoltuar pas vrasjes së anëtarit të “Migos”: Është e gjitha e planifikuar nga… 

08:59 / 02 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Takeoff, anëtari i grupit rap “Migos”, u qëllua për vdekje në Houston.

Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte në Teksas së bashku me dajën e tij dhe reperin Quavo për Halloëeen. Policia u thirr për të shtënat në një rrugicë rreth orës 2:40 të mëngjesit të së martës, sipas KPRC-së, (radio) degë e NBC-së në Houston.

Në lidhje me vdekjen tragjike të reperit, ka reaguar edhe artistja Rina Balaj.

“A nuk është e çuditshme që artistët vdesin dhe më pas publikojnë një album? Po flas kot, apo është e gjitha e planifikuar nga kompanitë e tyre të liga? U prehsh në paqe”- shkruan ajo në një postim në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Reperët dyshohet se po luanin me zare me një grup njerëzish të tjerë kur shpërtheu një përleshje dhe dikush hapi zjarr, duke qëlluar në Takeoff. Bëhet me dije se Quavo nuk ishte lënduar.

“Oficerët thanë se kur arritën në vendngjarje, gjetën një turmë të madhe dhe një burrë me plagë në kokë ose qafë. Burri u shpall i vdekur në vendngjarje”, tha HPD për degën e NBC KPRC.

Hiti kryesor i Migos ishte “Versace” në 2013, një këngë më vonë me Drake. Treshja e repit vazhdoi të dominonte listat me bashkëpunëtorë të tjerë, duke përfshirë Katy Perry, Lil Uzi Vert, Nicki Minaj, Jay-Z, Beyonce dhe Cardi B.

Departamenti i policisë shkroi në Tëitter se oficerët e saj iu përgjigjën të shtënave në qendër të Huston-it dhe se një viktimë u gjet e vdekur. Më vonë shtoi se dy viktima të tjera “u dërguan me automjete private në spitale”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...