Kryeministri finlandez, Antti Rinne ka deklaruar se shpreson që
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapnin në tetor negociatat e
anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka raportuar të enjten mbrëma
euractiv.com.
“Për sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shpresojmë të
hapim negociatat e anëtarësimit në muajin tetor”, deklaroi të enjten
Rinne, gjatë një adresimi në Parlamentin Evropian.
Kryeministri finlandez, Antti Rinne tha gjithashtu se vendi i tij do të
vazhdonte negociatat edhe për një sërë çështjesh të tjera të unionit.
Rinne paraqiti katër prioritetet e presidencës finlandeze që janë forcimi i
BE-së si lider global në çështjen e klimës, forcimin e vlerave të
përbashkëta dhe sundimin e ligjit, forcimin e konkurrueshmërisë së
unionit dhe mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve.
“Duke u mbështetur në faktet më të rëndësishme, është e nevojshme që
Bashkimi Evropian t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve të tij. Këto
përgjigje duhet të jepen njëzëri nga unioni dhe jo nga shtete të veçanta”,
ka thënë Rinne.
Rinne: Shpresojmë që në tetor të hapim negociatat me Shqipërinë
09:42 / 19 Korrik 2019
Loading ...
Tjera
15:52 / 02 Nëntor 2024
Trump dhe Harris në Karolinën e Veriut, në fundjavën e fundit të fushatës zgjedhore
14:59 / 02 Nëntor 2024