Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Ekonomia Online se gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 68 vendvotime.
“Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotime”.
“Në përgjithësi, deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%”.
Rinumërimi ka filluar javën e kaluar, ndërkaq pritet të përfundojë të hënën e ardhshme.