Procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve është duke shkuar drejt përfundimit.
Kjo për faktin se deri më tash janë rinumëruar 78.25 për qind e vendvotimeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Ekonomia Online se vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 133 vendvotime.
“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Në ditën e nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 101 (78.25%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë Elezi për EO.
Elezi ka thënë se ky proces ka gjasa që të përfundoj të dielën.