Live

Ristuccia: Situata e tensionuar në veri, KFOR nuk ra në provokim

18:30 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, ka thënë se situata e fundit me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, ka qenë mjaft e tensionuar.

Rituccia në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ka potencuar se në atë kohë kishte një presion të jashtëzakonshëm.

“Më lejoni të them, se e kemi parë ne situatën, situata ka qenë shumë e tensionuar, ka pasë një presion të jashtëzakonshëm nga hisedarë të ndryshëm që mundoheshin një koëhsit kishin intersas të ndyrshëm, pra e para që kemi bërë, që nuk kemi pre e presionit, sistemi ishte ngulfatur nga këto orvatje nga retorika e kotë, nga të gjitha palët dhe në të njëjtën kohë ishte karakterizuar nga një ndjesi e jashtëzakonshme e ankthit, dhe të ndjenjës së pasigurisë te popullata në veri”, ka thënë Ristuccia.

“E vetmja mënyrë për t’u ballafaquar me të ishte që të kishim fillimisht një kuptim të qartë se çka po ndodhte, e dyta për të zhvilluar një vetëdije për situatën e lartë dhe e treta për të ndërtuar një marrëdhënie shumë të fuqishme me të – marrëdhëniet me të gjithë hisedarët e interesuar në procesin paqësor dhe t’i ftojmë të gjitha palët të ktheheshin në dialog, e vetmja për të bërë zgjidhje ishte dialogu”.

Rituccia theksoi se situata në kohë ishte paraprirë nga shumë kriza që nga korriku i vitit të kaluar.

“Situata ishte një sërë krizash që kishin shpërthyer këtu në zonë, që nga korriku, çdo herë që është zgjidhur kriza përmes negociatave, sidoqoftë aleanca që ishte arritur ishte më shumë e pasigurtë sesa e kaluar.

“Andaj për shkak të ndjesisë të gjithë sistemi në atë nivel, çdo lloj ngjarje mund të përkeqësonte situatën, pra i jemi përmbajtur mandatit tonë, ishim plotësisht të zotuar në mandatin tonë, gjithmonë kam ftuar palët që të ktheheshin në tryezën e negociatave, kam ftuar të gjitha palët të ndaleshin nga çfarëdo aktiviteti që do të minonte stabilitetin, sigurinë, lirinë e lëvizjes dhe në të njëjtën duke krijuar hapësirë për negociata të zhvilloheshin ato”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...