Live

Rohde pasi u shtye afati për targat: Lajçak do të ketë më shumë kohë për të punuar me palët e interesuara për një zgjidhje

09:53 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shkruar në Twitter se është mirë që i dërguari special i BE-së Miroslav Lajçak do të ketë më shumë kohë “për të punuar me palët e interesuara për një zgjidhje”.

Rode theksoi se “është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për shkak të targave.

“Ne kemi nevojë për më shumë aftësi shtetërore dhe më pak përpjekje për të arritur një rezultat të favorshëm duke i shtyrë ngjarjet e rrezikshme në prag të konfliktit aktiv”, shkroi Rode.

Shpërndaje në

U Kopjua