Live

Rozana ngre zërin me Laertin: Ti je i dashuruar jashtë, je palaço

20:19 / 23 Mars 2025

Nga Kosova Live

Rozana Radi dhe Laert Vasili kanë debatuar ashpër sërish për situatat që janë krijuar në shtëpi.

Veçanërisht për këtë të fundit, ku aktori u nda nga Valbona Mhilli si një lojtar i vetëm dhe shkoi në një nominim kokë me kokë me të.

Këngëtarja ia kishte bërë me dije shumë herë se ka dikë jashtë pasi shprehu pëlqim për gazetaren.

Artistja e njohur i thotë sërish se e do dikë jashtë dhe se nuk është beqar, e për këtë e dinë edhe të tjerët.

Pjesë nga biseda e tyre:

Laerti: Dhe unë po të them Rozana vetë ke thënë je beqar Laert.

Rozana: Nuk kam thënë. Ti je i dashuruar jashtë.

Laerti: Me kë, kur je beqar si mund të jesh i dashuruar.

Rozana: Je në terezi? Si më shikon në sy, je palaço.

Laerti: Nëse jam palaço okej.

Rozana: Ti e di sa njerëz janë të sigurt për këtë që po them unë.

Shpërndaje në

U Kopjua