Live

Rrahen 4 të burgosur në Dubravë, njoftohet Prokurori

12:16 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, përmes raportit të tyre 24 orësh kanë njoftuar se 4 të burgosur janë rrahur ndërmjet vete në burgun e Dubravës.

Sipas policisë, pas kësaj përleshje, njëri nga të burgosurit ka marrë lëndime të lehta trupore.

Në njoftim thuhet se, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori.

Është raportuar se brenda burgut ka pasur përleshje fizike mes katër të burgosurve meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes vetëm njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua