Live

Rrahmani i VV-së e poston fjalimin e tij: Fëmijët kanë të drejtë të kenë babë

22:16 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Eman Rrahmani, deputet i VV-së, ishte i pari nga deputetët e partisë në pushtet që foli kundër projektligjit që lejon fertilizimin me asistencë mjekësore për gratë e pamartuara dhe jo vetëm.

Në mbrëmje, z. Rrahmani ka postuar fjalimin që e mbajti në Kuvend, duke shkruar edhe një mbishkrim.

“Fëmijët kanë të drejtë të kenë nënë, nënë, nënë dhe babë. Gjithsesi dhe babë!” – shkroi ai.

Çka thotë Rrahmani në videon e tij?

“Ashtu siç nuk kemi të drejtë askush të bëhet nënë, as fëmijve nuk kemi të drejtë t’ua ndalojmë të kenë babë. Kështu që, nëse i shohim prej asaj perspektive, i bie që ne duke u bazuar në fatkeqësi të shumta, ku shumë burra kanë sjellje jot ë duhura, bëjnë krime dhe mbesin dhe janë gra të dhunuara për shkak të tyre, nuk besoj që duhet të bëjmë kësi lloj krahasime dhe barazime ku e stimulojmë edhe e ndihmojmë një proces krejt të kundërt të natyrës së familjes dhe asaj që e ka kriju Zoti” – thotë z. Rrahmani në fjalimin e tij.

Ndryshe, pas këtij deklarimi, reagoi zonja Saranda Bogujevci, e cila e kundërshtoi bashkëpartiakun e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua