Live

Rrahu gruan e më pas demoloi shtëpinë, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

16:00 / 08 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sot në Kaçanik, Policia thotë se ka pranuar një informacion për dhunë në familje.

Në njoftim thuhet se një 37-vjeçar pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij e më pas i ka dëmtuar orenditë në shtëpi.

F.L është dërguar në mbajtje ëpr 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Sot, në ora 10:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Nevzat Qallaku ‘’ në Kaçanik ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.L (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje “.

Shpërndaje në

U Kopjua