Rrëshqitja e dheut është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Artvin të Turqisë, ku po vazhdon akoma të ndodhë një gjë e tillë.
Një autostradë që çon në Artvin është mbyllur për shkak të rrëshqitjes së dheut, nga frika se mund ta pësojnë me jetë shoferët e veturave.
Deri më tani është raportuar për katër të lënduar kur veturave e tyre ngeci nën dheun që rrëshqiti. E në rrugën që lidhë Ortakoy, ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur fillon rrëshqitja e dheut pranë tunelit në rrugën Deriner-3, afro tetë kilometra nga Artvini.
Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi aty shihet se si një minibusi për pak sa nuk shtypet nga gurët e mëdhenj që binin, kurse nuk dihet akoma sesa njerëz ishin brenda mjetit motorik.
Gurët e mëdhenj dhe copëzat të betonit të shembura nga tuneli e kanë mbyllur rrugën, kurse ekipet që kanë dalë në terren po bëjnë gjithçka që t’i largojnë.