Live

Rrëshqitje dheu në Turqi, kamerat kapin momentin kur gurët bien afër një minibusi i cili po bëhej gati të futet në tunel

23:41 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Rrëshqitja e dheut është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Artvin të Turqisë, ku po vazhdon akoma të ndodhë një gjë e tillë.

Një autostradë që çon në Artvin është mbyllur për shkak të rrëshqitjes së dheut, nga frika se mund ta pësojnë me jetë shoferët e veturave.

Deri më tani është raportuar për katër të lënduar kur veturave e tyre ngeci nën dheun që rrëshqiti. E në rrugën që lidhë Ortakoy, ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur fillon rrëshqitja e dheut pranë tunelit në rrugën Deriner-3, afro tetë kilometra nga Artvini.

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi aty shihet se si një minibusi për pak sa nuk shtypet nga gurët e mëdhenj që binin, kurse nuk dihet akoma sesa njerëz ishin brenda mjetit motorik.

Gurët e mëdhenj dhe copëzat të betonit të shembura nga tuneli e kanë mbyllur rrugën, kurse ekipet që kanë dalë në terren po bëjnë gjithçka që t’i largojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua