Në një faqe në Facebook, janë publikuar disa fotografi ku shihen disa nxënëse të Gjimnazit “Hajdar Dushi”, duke pastruar dritaret e shkollës, raporton Gazeta Express.
Sipas njoftimit të kësaj faqe, nxënësit e klasës së 11 janë detyruar nga kujdestarja e klasës që të lajnë dhe pastrojnë klasën pasi që paraprakisht kishin bërë zhurmë gjatë orës së mësimit.
Gjatë pastrimit thuhet tutje se nxënësit kanë humbur nga dy orë mësimore.
Njoftimi i plotë:
Denohen nxenësit nga arsimtarja ne Gjimnazin Hajdar Dushi në Gjakovë
Nxenësit e klases 11/8 kane paraqitur nje rast ku jane detyruar nga kujdestarja e tyre qe ta lajnë dhe pastrojne klasen e tyre duke rrezikuar edhe veten e tyre si tek rasti i pastrimit të gjamave, e gjithe kjo pershkak të zhurmes qe kanë bërë në klasë.
Gjatë pastrimit i kanë humbur 2 orë të mesimit, a lejohet kjo?