Live

“Rreziku i një krize të re”| Ambasadori i Kosovës në SHBA, Dugolli përplaset me Gjuriqin

15:48 / 17 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, dhe ai serb, Marko Gjuriq, së fundi kanë folur për mediumin amerikan “Newsweek”, duke paralajmëruar një “ringjallje” të krizës. Gjuriq, po pretendon se shteti që ai përfaqëson është palë konstruktive në dialog, ndërsa ambasadori kosovar, tregon se Serbia është ajo që po tenton ta destabilizojë Kosovën.

Gjuriq, ka thënë për “Newsweek” se Kosova nuk po i respekton marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe se po rrezikon paqen e serbeve në veri.

“Për këtë arsye, ne kërkojmë lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar dhe të gjenden rrugë për depërshkallëzimin e situatës dhe qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës. Viti 2022, është rekord për incidentet etnikisht të motivuara…” – ka thënë ai.

Veç kësaj, Gjuriq ka pretenduar se “Serbia vazhdon të qëndrojë e përkushtuar në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli, ka thënë se Serbia po bën përpjekje të vazhdueshme oër të shkaktuar trazira.

“Beogradi, qartë, është i interesuar ta sabotojë marrëveshjen e normalizimin të marrëdhënieve, në qendër të cilës, duhet të jetë njohja reciproke, diçka që shumë liderë, nga presidenti Biden deri te parlamenti evropian, e kanë bërë të ditur.” – tha ai.

Dugolli, ka shtuar se Serbia po shpërndan edhe lajme të rreme, duke tentuar ta paraqesë Kosovën se po i vë në rrezik qytetarët serbë.

“Ndjenja e rreme e urgjencës e krijuar përmes dezinformimit dhe manipulimit të mediave formon një perceptim të tensioneve etnike, sikur Kosova po i vë në rrezik qytetarët e saj etnikë serbë. Megjithatë, kjo narrativë nuk ka bazë në realitet dhe është vetëm një mjet për të fituar simpatinë nga komuniteti ndërkombëtar.” – tha ai.

Vlen të theksohet se tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë pas shpërthimeve, ku në disa pika janë vendosur barrikada.

Të njëjtat, nuk janë larguar ende, ndërkaq, pas këtyre zhvillimeve, në Kosovë dhe Serbi kanë zhvilluar vizita emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...