Avioni rus nga “Ural Airlines” u rrëzua sot në një fushë misri. Shkaku i rrëzimit thuhet të ketë qenë një tufë zogjësh që pengoj fluturimin e tij.
Avioni po transportonte 226 pasagjerësh nga aeroporti Zhukovsky i Moskës për në Simferopol – një qytet në Gadishullin e Krimesë
“Menjëherë pas ngritjes, aeroplani u përplas me një tufë zogjësh, që ishin futur në motorët e saj”, tha agjensia Ural Airlines
Nuk raportohet për të vdekur, ndërsa pasagjerët shprehen se ndjehen si të kenë lindur për të dytën herë.
Agjensia shton se falë profesionalizmit të ekuipazhit, kjo “ulje” është kryer me sukses.