Live

Rrëzohet një aeroplan mjekësor në SHBA, vdesin të gjithë pasagjerët

13:50 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Pesë persona, që ndodheshin në një aeroplan për shërbime mjekësore, vdiqën të premten në mbrëmje pas rrëzimit të këtij aeroplani në pjesën perëndimore të Nevadës së SHBA-së, thanë zyrtarët e këtij vendi.

Piloti, infermieri i fluturimit, një mjek, një pacient dhe një anëtar i familjes së pacientit vdiqën, kur aeroplani u rrëzua afër vendbanimit të quajtur Stagecoach, sipas shërbimit “Care Flight” të organizatës “REMSA Health”, raporton CNN.

“Me zemër të thyer raportojmë se tash e kemi marrë konfirmimin nga Departamenti Qendror i Zjarrfikësve të Distriktit të Lyon-it se asnjëri nga pesë pasagjerët nuk ka mbijetuar”- thuhet në një deklaratë të organizatës. “Jemi në procesin e njoftimit të anëtarëve të familjeve të tyre”- thuhet më tej.

Departamenti i Zjarrfikësve dhe policia lokale janë duke u bashkërenduar me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit për ta përcaktuar shkaktarin e rrëzimit, tha shërbimi “Care Flight”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...