Live

Rriten çmimet e produkteve

11:00 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Me vendosjen e taksës ndaj Sërbisë dhe Bosnjës, importimi nga këto dy shtete ka qenë dhjetëfish më i vogël.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se për nëntë muaj eksporti i produkteve të këtyre dy vendeve në Kosovë ka qenë 11 milionë euro, derisa para vendosjes së taksës vetëm për një ditë eksporti nga këto dy vende ka qenë mbi 1.4 milion euro

Nga kjo taksë shihen të kenë përfituar kompanitë vendore. Këto të fundit që nga nëntori kur u vendos taksa kanë rritur kapacitete e tyre prodhuese. Por bashkë më prodhimin u rriten edhe çmimet e produkteve të tyre. Qytetarët ankohen për shtrenjtim të produkteve.

Një ngritje e çmimeve të konsumit është evidentuar edhe në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës 

 Buka dhe drithërat kanë shënuar rritje për 14 për qind, mishi për 4.7 për qind, perimet 1.2 për qind, rritje kanë shënuar edhe produktet tjera”, thuhet në të dhënat e ASK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua