Live

​Rritet numri i rasteve me epilepsi

13:01 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, me ç’rast u tha se në Kosovë vitin e kaluar është shënuar një rritje e ndjeshme e këtyre rasteve, ku vetëm në Klinikën e Neurologjisë trajtim kanë kërkuar mbi 1 mijë raste,

Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë në Kosovë, Valbona Govori Berisha tha se qëllimi i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijësimit dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për këta pacientë, raporton KP.

Ajo tha se pacientët që vuajnë nga epilepsia ballafaqohen me stigmatizim të madh.

E neurologu i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala foli për metodat e avancuara për trajtim të kësaj sëmundjeje.

Ndërsa, pediatri Naim Zeka u shpreh se në repartin e neuro-pediatrisë gjatë vitit kërkojnë 400-500 fëmijë trajtim.

Ai tha se këta pacientë detyrohen të blëjnë kryesisht vetë barnat ndërsa mungonnë edhe shërbime të avancuara.

Shpërndaje në

U Kopjua