Live

Rron Gjinovci sulmon mediet për skandalin e Berishajt

13:40 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Rron Gjinovci, një aktivist i shoqërisë civile ka bërë një shkrim të ulët lidhur me raportimet e skandalit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gjinovci, i cili nga java tjetër do të rifillojë të shfaqet si analist nëpër emisione politike, kësaj radhe ka sulmuar mediet në Kosovë, pikërisht për shkak të diplomatit kosovar.

Sipas tij, mediet në Kosovë janë të ‘diskretidituara’. Shton se për këtë, publiku nuk po e sheh skandalin e Berishajt si skandal, por si ‘shpifje e mediave’.

“Qaq te diskreditume jon mediat ne Kosove saqe edhe skandalin e Martin Berishajt publiku nuk po e sheh si skandal po si shpifje e mediave”, ka shkruar Gjinovci.

Megjithatë, Berishaj ka pranuar mbi 1 milion e gjysmë euro në llogari bankare. I ka tërhequr ato e arsyetimin “për nevoja të biznesit”.

Ndër të tjera, Berisha po hetohet në Kosovë për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.

Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të jetë i paprekshëm dhe në të njëjtën kohë po e gëzon mbrojtjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...