Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Qeveria nuk do të pranojë një Asociacion njëetnik.
Kurti sot pas takimit me Të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se do të pranojë planin franko-gjerman. Sipas shumë raportimeve, në atë plan ndodhet edhe krijimi i Asociacionit.
Por Rrustemi ka thënë se nuk ka gjasa të bëhet Asociacioni njëetnik.
“Zajednicë njëetnike, që e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese në 22 pika, nuk ekziston”, ka thënë ai.
“Secila pikë esenciale e nënshkruar nga dyshja Mustafa-Vucic është gjetur në kundërshtim me Kushtetutën. 2013-ta e përcakton në nivel të parimeve. Mendoj se ma shumë se diskutojmë në formë të kuizit, se a do të bëhet a jo, duhet të merremi me përmbajtjen. Nuk mund të themi a do të bëhet a jo pa e futur në diskutim e të tregojmë se çfarë rreziqe mban“, shtoi ai. /Gazeta Express/