Live

Rrustemi: Serbët e dëshpëruar kanë filluar të bllokojnë rrugët edhe brenda Serbisë

23:48 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi,  ka dalë me një nreagimi pas bllokimit të pikëkalimit kufitar në Merdarë për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët në anën serbe.

Sipas tij, serbët të dëshpëruar kanë filluar të bllokojnë rrugët edhe brenda Serbisë.

“Bllokimin diplomatik e civilizues po e shpërfaqin edhe në bllokim të rrugëve në rrugët e Serbisë. Edhe në linjë me Rusinë edhe në rrugë evropiane nuk ka mundësi”, shkroi ai në Facebook.

Ndërkohë, para pak minutash, ministria e Jashtme u ka rekomanduar bashkëatdhetarëve që t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare, ndërsa ata që tanimë ndodhen në Serbi i rekomandon që të përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut.

“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...