Minstri në largim Kujtim Gashi ka pritur në një takim lamtumire ambasadorin britanik Ruairi O’Connell.
Gashi në një postim në rrjetin social instagram ka falenderuar ambasadorin dhe Mbretërinë e Bashkuar për kontributin tyre në Kosovë.
‘’Prita në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell, të cilin e falënderova për përkrahjen dhe bashkëpunimin me MKRS-në, por edhe për kontributin e tij dhënë për vendin tonë dhe përmes tij popullin britanik për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës në përgjithësi’’, shkruan ai.
Minstri përmendi vecanarisht ndihmën e O’Connell për themelimin dhe avancimin e sportit të Rugby-t.
Ambasadori britanik Ruairi O’Connell në shtator të këtij viti mbaron mandatin e tij në Kosovë.