Live

Ruairi O’Connell, miku i Kosovës

21:14 / 19 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Minstri në largim Kujtim Gashi ka pritur në një takim lamtumire ambasadorin britanik Ruairi O’Connell.

Gashi në një postim në rrjetin social instagram ka falenderuar ambasadorin dhe  Mbretërinë  e Bashkuar për kontributin  tyre në Kosovë.

‘’Prita në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell, të cilin e falënderova për përkrahjen dhe bashkëpunimin me MKRS-në, por edhe për kontributin e tij dhënë për vendin tonë dhe përmes tij popullin britanik për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës në përgjithësi’’, shkruan ai.

Minstri përmendi vecanarisht ndihmën e O’Connell për themelimin dhe avancimin e sportit të Rugby-t.

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell në shtator të këtij viti mbaron mandatin e tij në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua