Live

Rugova harrohet në 110 vjetorin e pavarësisë, LDK-ja si dhe krerët shtetëror nuk i shkojnë në homazhe, besnik i mbeti vetëm Sabri Hamiti

15:45 / 28 Nëntor 2022

Nga admin

As homazhe dhe as lule te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë. U harrua nga partia e tij LDK-ja si asnjëherë më parë, por edhe nga liderët institucional të vendit.

Për dallim nga vitet e mëparshme kur vendprehja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova vërshohej nga anëtarë e përfaqësues të LDK-së, zyrtarë shtetëror, në mesin e të cilëve për 28 nëntor të vitit të kaluar homazhe dhe lule vendosën edhe presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti, sot për të nuk u kujtua askush.

Në përvjetorin e 110-të të Pavarësisë së Shqipërisë ish presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova nuk u vizitua as nga ata që dikur i “puthnin” dhe varrin për vota.

Presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti në këtë përvjetor të shtetit shqiptar nuk i thurën as një varg së paku në Facebook.

Te varri i Rugovës ishte vetëm miku i tij i rinisë dhe një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushtë, publicisti dhe shkrimtari Sabri Hamiti.

“Prishtinë, Dita e Flamurit. Ibrahim Rugova. Shqiptari i Madh i Kosovës së Përjetshme”, ka shkruar Hamiti në rrjetin e tij social Facebook ku poshtë këtij shënimi ka shpërndarë dhe dy fotografi një të Rugovës dhe një ku ai së bashku me bashkëshorten sot bënë homazhe, e cila është dhe familjare e Rugovës.

Para 10 vitesh, në nëntor 2005, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar për herë të fundit qytetarëve të Kosovës mesazhin e urimit me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit:

“Qytetarë të nderuar të Kosovës,

Zonja dhe zotërinj, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta për Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin.

Sot të gjithë e themi me krenari se 28 Nëntori i vitit 1912, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që këtë vit bie në 600-vjetorin e lindjes së Tij.

Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës.

Zoti e bekoftë Ditën e Flamurit!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Dr. Ibrahim Rugova

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...