Live

Rukiqi për koeficientin: Qeveri e “bonave”, 50 dhe 100 euro, kaq është politika e tyre ekonomike

12:47 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar ekzekutivin për caktimin e vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave.

Ai ka thënë se ministri i Fianncave, Hekuran Murati nëpunësit e sektorit publik i konsideron si të pasur.

Sipas Rukqiit, e tërë politika ekonomike e Qeverisë është ndarja e shtesave 50 e 100 eurove.

“Ky do te duhej te ishte lajm i mire per sektorin privat, nese keta profesioniste, do te beheshin pjese e tij. Por gjasat jane qe te njejtit te ikin nga ky vend. Receta per katastrofe ekonomike, nuk mund te jete ndryshe”, ka paralajmëruar Rukiqi.

Postimi i plotë: 

Ka nje vetekenaqesi ne kete Qeveri, sidomos te Ministri i Financave, kur godet te gjithe ata, qe ne mendjen e tij duken te pasur, ose ata qe i konsiderojne qe po paguhen shume. Nuk kane mundesi, por me qef do ta benin, qe t’i ulnin edhe pagat e atyre qe nuk jane zyrtare publik.

Qeveria e “bonave”: 50 dhe 100 euro (kaq eshte politika e tyre ekonomike), ka vendosur qe te luftoj me çdo mjet, edhe pak profesionalizem qe ka mbet ne sektorin publik.

Ky do te duhej te ishte lajm i mire per sektorin privat, nese keta profesioniste, do te beheshin pjese e tij. Por gjasat jane qe te njejtit te ikin nga ky vend. Receta per katastrofe ekonomike, nuk mund te jete ndryshe.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...