Live

Rukiqi: Qeveria e re të fokusohet në eksport dhe investimet në sektorin privat

11:12 / 15 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Berat Rukiqi, në një konferencë për medie, ka thënë se Kosova ende përballet me mungesën e investimeve direkte, ato të huaja, si dhe me një shkallë të lartë të papunësisë, raporton EkonomiaOnline.

Rukiqi u shpreh se ndër prioritetet e qeverisë së ardhshme duhet të jetë rritja e eksportit dhe investimet në sektorin privat.

“Në kohë zgjedhjesh sektori privat se ka ndonjë dinamik. Ne jemi duke i bërë matjet se si kanë ndikua zgjedhjet në biznes. Të gjeturat e raportit të Bankës Botërore. Zhvillimet ekonomike në vend ende remitencat publike janë motorët kryesorë të rritjes ekonomike. Nëse s’kemi investime private e rritje të eksportit, ne s’mund të kemi rritje ekonomike pa këto. Thërras qeverinë e re kur të flas për rritjen ekonomike paraprakisht të flasin se ka bëhet rritja ekonomike. Prioritetet e Qeverisë së re duhet të jetë eksporti dhe investimet në sektorin privat. Ne ende jemi vendi më papunësinë më të lartë në regjion. Kemi problem me papunësi e kemi me ritme më të theksuara”, tha ai.

Tutje sipas Rukiqit Qeveria e re duhet të vazhdoj reformën ekonomike ndërsa tha se nuk duhet të ketë rritje të taksave pasi që sipas tij ndikon direkt tek investitorët e brendshëm dhe të huaj.

“Kompanitë tona për me qenë konkurse duhet të dalin dhe të eksportojnë. Ne besojmë se këto janë tema që duhet të merret Qeveria në ardhje dhe duhet të vazhdoj reforma ekonomike dhe mos të ketë rritje të taksave pasi që kjo është goditje për investitorët e brendshëm e të huajë. Këto janë temat që duhet me u marrë qeveria e re por është me rëndësi mos të kemi rritje të taksave, ne duhet me mbajt këtë politikë të taksave të ulta. Duhet me pas kujdes me investimet kapitale. Partitë politike kanë fol për eksportin, investimet e huaja por edhe arsimin dual, por nuk kanë tregu se si duhet me i bë këto. Ata kanë fol për gjëra që nuk na dërgojnë në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, tha ai.

Gary Dirks, kryetar i bordit këshillëdhënës për sektorin privat në OEK, tha se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re nuk duhet të hiqet nga tavolina, pasi që sipas tij, Kosova duhet të ketë kapacitete më të mëdha në energji.

“Duke e pa këtë dinamikë kam pranuar të jem pjesë e bordit dhe ti ndihmojë odës dhe vendit me i shty përpara idetë e saj.  Jam i bindur që Kosovës i duhet më shumë kapacitete për energji elektrike. Një mundësi që mundet me u realizua është edhe në investime solare. Duke e ditë që keni një termocentral të vjetër që duhet me u mbyllë, Kosova nuk mundet me heqë dorë prej termocentralit, nuk mundet me largu prej tavolinës një projekt si i termocentralit”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...