Live

Rukiqi thotë se rryma u shtrenjtua për të paguar importet e ndërmjetësuara nga Martin Berishaj

23:23 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e faturave të rrymës për 15 për qind.

Përmes një statusi në Facebook, Rukiqi tha se ky shtrenjtim është bërë për ta paguar importin e ndërmjetësuar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Edhe 15% me pak ne xhepat tone, për të paguar mes tjerash, edhe importet e energjisë të ndërmjetësuara nga Martin Berishaj”, ka shkruar Rukiqi.

Ndryshe, energjia elektrike do të shtrenjtohet për 14 për qind. Kështu ka vendosur bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten.

Tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill. Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga qytetarët dhe shoqëria civile.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.

Shpërndaje në

U Kopjua