Live

Rusi, reperi i njohur bën vetëvrasje për të mos shkuar në luftë

21:59 / 01 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Reperi rus Ivan Petunin, i njohur me emrin e tij artistik Walkie, kreu vetëvrasje në Krasnodar për të shmangur rekrutimin, si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të rezervistëve të urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin.

Trupi i muzikantit 27-vjeçar u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në rrugën Kongresnaya në Krasnodar. Para se t’i merrte jetën, ai postoi një video mesazh në kanalin e tij Telegram, i cili më pas u fshi. Në të, ai shpjegoi se kishte vendosur të merrte një hap të tillë pasi nuk ishte gati të “vriste për asnjë lloj ideali”.

Ai ishte i sigurt se, herët a vonë, do të thirrej për luftë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...