Bizneset e vogla i nënshtrohen kolektivisht 10,000 sulmeve kibernetike në ditë, sipas gjetjeve të reja nga Federata e Bizneseve të Vogla (FSB) në UK.
Një në pesë (20 përqind) firma të vogla thonë se një sulm në internet është kryer kundër biznesit të tyre në dy vitet deri në Janar të vitit 2019. Më shumë se shtatë milion sulme individuale raportohen gjatë së njëjtës periudhë, duke u barazuar qe janë më shumë se 9.741 incidente në ditë. Kostoja vjetore e sulmeve të tilla ndaj komunitetit të biznesit të vogël vlerësohet të jetë më shumë se 5.463 miliardë dollarë, me koston mesatare të një sulmi individual të vendosur në 1.500 dollarë.
Viktimat shpesh i nënshtrohen përpjekjeve të phishing, me 530,000 firma të vogla që vuajnë nga një sulm i tillë gjatë dy viteve të fundit. Qindra mijëra biznese raportojnë gjithashtu incidencat e malware (374,000), kërkesa mashtrimi rreth pagesave (301,000) dhe ransomware (260,000).
Përfaqësuesi i FSB tha : “Këto hulumtime tregojnë shkallën e rreziqeve me të cilat përballen firmat e vogla çdo ditë në hapësiren dixhitale. Duhet të merren hapa kuptimplotë për të mbrojtur firmat tona të vogla, dhe zgjerimin e ekonomisë më gjerë”.