Live

Sa para ishin shpenzuar nga kredit kartela e Paris Hilton pas një sulmi kibernetikë gjatë vitit 2017

18:01 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Për disa vite të fundit, Paris Hilton ishte viktimë e piraterisë. Ajo ishte viktimë e një Hakere femër , një gjë e pa zakontë  pasi që në të shumtën e rasteve kemi te bëjmë vetëm me haker meshkuj.Ngjarja pate ndodhur në mes viteve 2015-2017.

Hakerja me emrin “Paytsar Bkhchadzhyan”, arriti te  hakoi llogaritë bankare të Paris Hilton, dhe  shumë informacione private.  Hakerja  arriti qe ti merrte edhe te dhënat bankare babait dhe motrës së saj.

 Ajo përdori kartën bankare  te Paris Hilton  për te festuar  Vitin e Ri ne Vjenë si dhe për rezervimin e hotelit gjate  vitin 2015. Më shumë se 40,000 dollarë u shpenzuan atë natë. Gjithashtu “Paytsar Bkhchadzhyan, arriti  te ketë akses ne iCloudin e Paris Hilton duke marrur të gjitha të dhënat personale te saj.

Ajo u arrestua në vitin 2017 dhe ishte fajtor për mashtrimin qe i beri një banke . Tani ajo është ne burg dhe vuan një dënim me kohe të gjatë dhe do duhet të paguajë rreth $ 318,535 Paris Hilton dhe  shume viktimave të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua