Live

Sa shtete ishin të targetuara nga hakerët Rusë për zgjedhjet 2016 ne Amerikë

17:27 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Në një raport të publikuar nga Senati i Komiteti i Inteligjencë thotë se Rusët synuan sistemet zgjedhore në të 50 shtetet e SHBA përpara zgjedhjeve të 2016-ës. Kjo tregon një ndikim shumë më të madh se raportet e mëparshme (të cilat veçmas theksuan se 21 shtete, dhe më pas 39 shtete u prekën) si objektiva të ndërhyrjes ruse.

Michael Daniel, koordinatori i sigurisë në internet për administratën Obama, i tha komitetit në gusht 2016 se rusët kishin “tentuar të ndërhynin në të 50 shtetet”. Ky dyshimi u konfirmua nga një raport inteligjence në vitin 2018. Kjo u bë jehonë në një raport të përbashkët të botuar në Prill nga Byroja Federale e Hetimit dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme, i cili deklaroi se hakerat rusë mund të kenë provuar të infiltrojnë të gjitha shtetet e SHBA në prag të zgjedhjeve të 2016-ës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...