Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, ka kërkuar situatë normale në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ai në një deklaratë për tv Dukagjinin ka theksuar se qytetarët e asaj pjese kanë nevojë për kushte normale të jetesës dhe për paqe.
“Edhe komuniteti shumicë serbë, 23 vite me lojëra e heronjve e viktimave është shumë për një qytet me 5km katrorë, kërkojmë normalitet. Në fund të ditës atje ka njerëz ka familjarë, ka njerëz i kanë sytë nga mediat, i kanë sytë nga Prishtina e Beogradi, Brukseli e Amerika. Jemi lodhur, po kërkojmë shpresë, shpresojmë të jetë ky treni i fundit… duhet qetësi edhe tek komuniteti serbë, edhe ata janë lodhur”, ka deklaruar ai.