Live

​Sadiku: S’ka konflikt ndëretnik në veri, po i afrohemi marrëveshjes finale

22:07 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Zëvendës kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, Skender sadiku, ka deklaruar se situata në komunat tjera të veriut, nuk po ndikon në veri të vendit.

Sadiku është shprehur i bindur se nuk ka asnjë konflikt ndëretnik në veri të Mitrovicës, dhe se situata atje është sinjal se po i afrohemi një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e raporteve.

“Shpresojmë që më në fund pas 23 vitesh, e meritojmë të jetojmë të qetë të gjithë. Tensionet janë me vazhdime. Jemi në pyetje 5 kilometra katror. Mitrovica është qytet urban. Ngjarjet që po ndodhin këtu po harrohen, Rudari është në komunë tjetër, Leposaviçi po ashtu. Gjendja nuk është siç duhet të jetë, por gjendja është shumë afër normales pasi barrikadat janë të vendosura në komuna tjera, larg Mitrovicës. Zhbllokimi do të vjen shumë shpejt. Ruani këtë qytet, pasi sytë janë kah Prishtina, Beogradi, Uashingtoni e Brukseli. Qytetarët janë lodhur. Nuk ka asnjë konflikt ndër-etinik. Por, ky është çmimi që po i afrohemi një finale mes dy shteteve. Jemi afër fundit të ndeshjes”, tha Sadiku në Politiko. /Gazeta10

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...