Live

Samiu i LV-së sulmon sërish gazetarët: Paska filluar lehja gazetareske

16:20 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë atë që bën zakonisht. Ka përdorur gjuhë të degraduar dhe të rrezikshme për t’i sulmuar mediat dhe gazetarët në Kosovë, pas negociatave dhe marrëveshjes së Ohrit.

Kurteshi i LV-së e ka etiketuar gazetarët si “ndihmës të vrasësve profesionistë”. Në statusin e tij në Facebook të publikuar në fillim të kësaj jave, ka përmendur me emër gazetarin Vehbi Kajtazi.

“Paska filluar lehja e mashave „gazetareske“, ndihmësit e vrasësve profesionistë me emra e mbiemra si vehbia e kajtaza. Kështu e kanë mashat “gazetare“ të vrasësve, kur sulmojnë pas shpine!”, thuhet në shkrimin e Kurteshit.

“”Nuk i zihet për të madhe. Punë „gazetari“ (k)analist de, sic do të thoshte i lumi. Hajede për hajr more!”, shkruan tutje ai.

Nuk dihet se çka saktësisht ka bërë për hair Kurteshi, por së fundmi, në mënyrë ironike, zyrtarëve qeveritarë dhe partiakë të LV-së i është bërë për hair “Zajednica”, pasi Kryeministri Albin Kurti deklaroi të mërkurën në RTK se “ka Asociacion”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...