Ditë më parë në Sarajevë ishte gjetur një bombë me peshë 500 kg. e mbetur nga Lufta e dytë Botërore.
Ditët në vijim u gjetën edhe dy aviobomba të tjera që ishin hedhur nga avionët ushtarë anglez.
Të gjitha ato pas 77 vitesh janë deaktivizuar duke ia hequr fitilin.Bomba e tretë është gjetur dje në mëngjes në punishten për ndërtimin e një qendre afër objektit të RTV. Ekipi për mënjanimin e mjeteve shpërthyese dhe mbrojtja civile me sukses i kanë mënjanur këto mjete të rrezikshme të cilat kishin qëndruar aty gati shtatë dekada.
Bombat do të barten në një lokacion të sigurtë jashtë qytetit ku të premten do të asgjësohen së bashku me dy bombat tjera që u zbulua ditë më parë.