Live

SBASHK-u i kundërpërgjigjet Nagavcit: Orët e humbura nuk zëvendësohen

14:04 / 17 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se orët e humbura gjatë grevës duhet të zëvendësohen të shtunave.

Por, Luljeta Boshnjaku, anëtare e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, thotë për Gazeta Blic se orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

Ajo thotë se vendimi i MASHT-it është i njëanshëm.

Boshnjaku deklaron se ky vendim nuk është respektuar as të shtunën e kaluar në 70 për qind të shkollave të Kosovës.

“Vendimi i MASHT-it është i njëanshëm, të cilin edhe të shtunën e kaluar, 70 për qind e shkollave në Kosovë nuk e kanë përkrahur, në shumicën e komunave nuk e kanë përkrahur as prindërit. Kur them se nuk e kanë përkrahur, pra nuk i kanë dërguar fëmijët në shkolla. Vendimin e ministrisë ne nuk mund të përzihemi sepse e kanë të drejtën e tyre, por mendoj se nuk është në rregull dhe së pari nuk është dashur që të jetë i njëanshëm por është çështje e ministrisë”, thotë ajo.

Por, a do të respektohet ky vendim apo do të vazhdojë të mos respektohet?

Ajo deklaron se orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

“Nuk e besoj. Ne bazohemi në Kontratën Kolektive që orët e humbura nuk zëvendësohen, kështu që mbetet të shihet në të shtunën e ardhshme”, u shpreh Luljeta Boshnjaku nga SBASHK

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...